Rama: E kam ditur që do të na ndryshoj jeta, fëmijët do të bëhen më të fortë në Prishtinë

Përparim Rama ka deklaruar se nuk ka pretenduar kurrë që të hyjë në politikë apo të jetë kryetar komune. Mirëpo gjithçka ka ndryshuar kur në muajin maj mori ofertë nga Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, që të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Rama ka treguar që familja e ka përkrahur për rrugëtimin e ri.
“Momentin kur Kristalja e ka parë që e kam shumë seriozisht edhe për zemër ka thënë që e ke përkrahjen 100 përqind. Kanë qenë dy ditë ashtu që, e kam ditë që ka me na ndryshua jeta totalisht. I kam thënë Kristales që unë kam me qenë kryetar i Komunës së Prishtinës edhe na duhet me jetua në Prishtinë”, ka thënë Rama në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21.
Kryetari në ardhje ka theksuar se beson se tre fëmijët e tij do të bëhen më të fortë e shkathët për jetë nga përvoja e jetesës në Prishtinë./21Media

Back to top button