Kllokoqi letër Kurtit: Mos na injoroni, mendoni për gjendjen tonë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kollokoqi i ka drejtuar një letër të hapur të parit të Qeverisë, Albin Kurti, ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.
Kllokoqi ka kërkuar të tre përfaqësuesit që të mos injorohen dhe të mendojnë për gjendjen e tyre ekonomike.
“Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë si shtet në ditët tuaja më të vështira, por mendoni për ne edhe në ditët tona më të vështira. Bëhuni shok i mirë i ekonomisë, na e hapni të paktën një derë të rrugëdaljes nga kjo fatkeqësi”, ka thënë ai.

Sipas masave të reja të miratuara më 30 nëntor, gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30./21Media

Back to top button