Rama e Tërnava inspektojnë punimet në Xhaminë Qendror

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Myftiun Naim Tërnava kanë inspektuar punimet në Xhaminë Qendrore në kryeqytet.
Rama në rrjetin social Facebook ka shpërndarë fotografi nga punimet që po bëhen atje
“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, shkroi ai poshtë imazheve.
Ndërtimi i kësaj xhamie ka filluar në korrik të vitit 2020.
Ndërtimi i kësaj xhamie parashihet të zgjasë tri vjet, është financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë dhe do të kushtojë 30 milionë euro./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?