Rama fillon ditën me ndryshime
Ai tha se imazhin e urës 9 javë më parë e donte kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka bërë traditë për çdo mëngjes të publikojë punët e realizuara nga qeveria e tij. Sot në rrjetin social “Facebook” ka publikuar imazhin e urës së Bunës.
Rama tregon si ishte ura e Bunës 9 javë më parë dhe sot.
“Ura e Bunës deri 9 javë më parë, siç e donte Voltana, dhe Ura e Bunës mbrëmë për Shkodrën që duam ne”, – ka shkruar Rama në Facebook.
Financimi i i rikonstruksionit të urës u bë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet u kryen nga specialistë të forcave xhenio të ushtrisë.