Rama flet me Thaçin: Telefonata me vëllain Hashim ishte prekëse

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se telefonata ishte prekëse, teksa shtoi se komandanti ishte në formën e vet më të mirë.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq Thaçi po gjykohet në Hagë për krime lufte. /21Media