Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama i befasuar me mosreagimin e BE-së ndaj deklaratave të Dodikut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i befasuar me mosreagimin e Bashkimit Evropian, ndaj deklaratave të presidentit të etnitetit të Bosnje e Hercegovina, Milorad Dodik.

Dodik të shtunën tha se në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska, e po ashtu Mali i Zi e Kosova.

Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë dhe nuk ka pasur reagim nga BE-ja.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse të bëra kundër Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet ta pranoj, jam i befasuar me mungesën e reagimit të deritashëm të partnerëve tanë të BE-së, dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje do të thyhet sa më shpejt të jetë e mundur!” – ka shkruar Rama në platformën “X”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button