Kaloni te përmbajtja kryesore

​Goditet një këmbësore, përfshihen dy automjete në një aksident në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thotë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button