Rama i dhuron Gjukanoviqit “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Pas takimit të përbashkët në objektit e komunës, kryetari Rama i tha presidentit Gjukanoviq ta ndjejë veten në Prishtinë si në shtëpi.
Ndërsa, presidenti Gjukanoviq tha se ky çelës është një dhuratë e bukur simbolike për miqësinë mes dy vendeve.
“Nder i madh të mirëpresim sot këtu në Kryeqytet, Presidentin e Malit të Zi, z. Milo Gjukanoviq! Në shenjë mirënjohjeje e respekti, me përzemërsinë më të madhe, z. Gjukanoviq i dorëzuam çelësin e Kryeqytetit, duke synuar forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në çdo aspekt. Jemi, e do të mbetemi fqinj të mirë për sa kohë të ketë jetë mbi tokë!”, ka shkruar Rama.

Gjukanoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku takoi edhe krerët institucionalë të vendit./21Media

Back to top button