Rama ia dhuron Osmanit “Hyjneshën në fron”

Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar figurën e Hyjneshës në fron, presidentes Vjosa Osmani.
Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës.
“Këtu po ua dhurojmë Hyjneshën në fron, simbolin e Prishtinës. Ne si Komunë i kemi prioritet gratë edhe në kabinetin tonë. E shohim gruan si më të fuqishme”, tha Rama.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e përgëzoi fillimisht për organizimet dhe seancat solemne që i ka organizuar kjo qeverisje “në datat e rëndësishme” duke përmendur këtu edhe atë në përvjetorin e luftës në Ukrainë.
Lidhur më figurën qe ia dhurojë kryetari Rama, ajo e falënderoi duke shtuar përveç simbolikës së qytetit, Hyjnesha në fron përfaqëson gruan e fuqishme.
“Fuqizimi i grave në politikë duhet të fillojë nga niveli lokal…sot të punosh për barazi gjinore do të thotë të punosh për drejtësi”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Back to top button