Rama: Jam krenar që i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se ndihet krenar që Shqipëria, është dëgjuar me respekt krahë vendeve të mëdha të botës në mbështetje të Ukrainës.
“Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, ka shkruar Rama në Twitter.


Rama tha se ka disa prej politikanëve që e kanë kritikuar se ai nuk ka dhënë ndihmë për Ukrainën. Ndërkaq, ai tha se e kanë dhënë ndër të parët
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, shkroi tutje Rama./21Media

Back to top button