Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë (Video)

“Shqipëria do ta mbështet sa më shumë që ka mundësi”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë sa i përket energjisë elektrike dhe se Shqipëria do ta mbështet sa më shumë që ka mundësi. Rama, gjatë një bisede online me qytetarët dhe mediat, tha se me transformimin e termocentralit në Vlorë, do të prodhojë 300 megavat dhe dy termocentralet lëvizëse do të japin 114 megavat që është e rëndësishme për një balancë energjetike në kushtet e krizës. Sipas tij, dy termocentralet lëvizëse janë si një rezultat i një pune të madhe diplomatike deri në nivel më të lartë dhe do të nisin të prodhojnë në janar të vitit 2023.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button