Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut në oborrin e Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një fotografi nga Brukseli, ku shihet flamuri kuq e zi, në oborrin e selisë së Bashkimit Evropian.
E për këtë Rama ka thënë se ndihet krenar.
“MIRËMËNGJES me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar ai.
Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut dje kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button