Vapë e madhe në Kosovë, IHMK bën thirrje për kujdes

Sot do të mbajë mot me diell dhe vapë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
Indeksi UV në vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i këshillave të IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.
“Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kërkohet kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike”, ka bërë thirrje IHMK.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit./21Media

Back to top button