Rama: Kurti më i hapur e konstruktiv se më parë, të garantohet Asociacioni i serbëve

Kryeministri Edi Rama nga panairi më i madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë foli edhe për mosdakordësinë e Albin Kurtit lidhur me Open Balkan dhe çështjen e Asociacionit.

Rama tha se është takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë lidhur me bisedimet me Serbinë.

Edhe procesi i normalizimit është në një tjetër pozitë sot. Besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër. Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë. I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdha”, tha Rama./oranews

Back to top button