Rama: Lirimi i tre policëve lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë, por të vonuar lirimin e tre policëve të Kosovës të marrë peng më 14 qershor nga forcat e Serbisë.

Të njëjtin mendim, Rama ka thënë se ndan edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilin është takuar sot.

“Me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ishim të një mendjeje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama.

Back to top button