Rama: Marrëveshja për Normalizim duhet të përfshihet në proceset e anëtarësimit të Kosovës e Serbisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë ai tha se nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes por edhe zbatimi i saj.
“Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës.”, shkroi Rama në X./21Media
As we approach the 21st March European Council meeting, it’s crucial to remember that the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation of Relations between Kosova and Serbia, along with its Implementation Annex, is of the utmost importance for maintaining…
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?