Rama mbështet vendimin e qeverisë për Deçanin: Më mirë vonë se kurrë
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka shprehur mbështetje për këtë vendim si dhe ka inkurajuar liderët e Kosovës që të punojnë me aleatët kryesor.
“E përkrah plotësisht vendimin, më mirë vonë se kurrë, të Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Manastirit të Deçanit. Inkurajoj lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët në demonstrimin se Republika e Kosovës është me të vërtetë partnere e rritur, e besueshme, e komunitetit euro-atlantik”, ka shkruar Rama në X./21Media
I fully support the better late then ever decision of the Government of the Republic of Kosovo to implement the Constitutional Court decision concerning the Decani Monastery. I encourage Kosovo leadership to continue working with our joint key allies in demonstrating that the…
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024