Dortmundi e PSV luftojnë sot për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i duelit mes Borussia Dortmundit dhe PSV, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e kaluar që u zhvillua në stadiumin “Philips” në Holandë, Dortmundi barazoi 1:1 si mysafir i PSV.

Të dy skuadrat do të luftojnë sonte për ta siguruar një vend në çerekfinale të kësaj gare, andaj pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë.

Nëntë nga 11 ndeshjet e PSV këtë sezon në garat evropiane kanë parë të dy skuadrat të shënojnë gol.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Dortmundi nuk do të paraqiten Bamba, Haller dhe Schlotterbeck, kurse te PSV nuk do të paraqitet Lang.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Sule, Maatsen; Sabitzer, Can; Malen, Brandt, Adeyemi; Fullkrug

PSV (4-3-3): Benitez; Teze, Obispo, Boscagli, Dest; Schouten, Til, Junior; Bakayoko, De Jong, Lozano

Back to top button