Rama: Mbi 164 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes

Prej janarit të vitit 2019 mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, program universal në mbështetje të të porsalindurve.
Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një postim në rrjete sociale.
Rama theksoi se “deri tani kemi mbështetur mbi 164 mije fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019”.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit, shkruan Atsh. Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen, duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.
Për fëmijën e parë bonusi është 40,000 lekë, për fëmijën e dytë 80,000 lekë dhe për fëmijën e tretë e më shumë 120,000 lekë.

Back to top button