Rama mbledh Asamblenë Kombëtare në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbledh sot në Gjirin e Lalzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave.

Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në agjendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Procesi i rijetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Agjenda:

1.Fjala e Kryeministrit Rama.

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienergjizimin e partisë, korigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”.

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”./oranews

Back to top button