Vazhdon marrja e masave kundër koronavirusit në Shqipëri

Vazhdon marrja e masave kundër koronavirusit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë vendim që të mbyllen edhe të gjitha restorantet, baret, klubet në Tiranë dhe në Durrës.

Kjo si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

“Kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë!”, ka shkruar ndër tjerash Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157514993041523

Po ashtu, Rama ka thënë sot se gjoba për ata që kthehen nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen do të jetë 5 mijë euro.

Shqipëria ka shënuar sot viktimën e parë nga koronavirusi, ndërsa 12 persona janë të infektuar./21Media