Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Na duhet një votë kuqezi

Rama ka kërkuar votën e banorëve të Mirditës gjatë ditës së sotme

Rama e cilësoi sheshin qendror të qytetit të Mirditës, një shesh evropian të transformuar, falë punës së kryebashkiakut Ded Ndreca dhe bashkepunimit me qeverinë.

Duke folur për kandidaten e parë të PS për qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla, Rama tha se, ka udhëhequr reformën në arsim, falë të cilës sot ne jemi në rrugën e çlirimit përfundimtar të shkollës nga pasha e qindra teksteve që u morën frymën nxënësve dhe mësuesve, që ishin vetëm fryt i korrupsionit.

Rama ftoi të gjithë votuesit që t’i lënë mënjanë tifozlliqet, por të mendojnë për të ardhmen. “Na duhet një votë kuqezi për ti dhënë timonin e qeverisjes Partisë Socialiste, pa na detyruar të mbajmë të tjerë në prehër, të cilët nuk na lënë të drejtojmë timonin për arsye të ndryshme”, tha Rama.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button