Rama ndërpret garën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022
Valëza Rama ka garuar sot në disiplinat akrobaci dhe kapërcime të garave të gjimnastikës artistike në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Valëza nuk kishte fat, ngase ka pësuar një lëndim që e ka detyruar të mos vazhdojë tutje garimin.
“Urojmë që përvoja e fituar në këto gara, do t’i ndihmojë sportistes tonë të re për garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët i uruan shërim të shpejtë./21Media
