Rama: Në prill do të programojmë një bonus tjetër për pensionistët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka bërë të ditur se në muajin prill do të programojnë një tjetër bonus për pensionistët.
Rama ka uruar pensionistët që ta kenë këtë vit sa të mbarë e me shëndet të mirë.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Back to top button