Louis Vuitton përgenjështron Ramën: Çanta me flamurin shqiptar nuk u krijua nga ne

Postimi i një çante me motive të flamurit kombëtar shqiptar nga kryeministri Rama me 7 janar 2023, të cilëbn e shoqëronte me përshkrimin “Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton” preku ndjenjat patriotike të të gjithë shqiptarëve.
Por ndërsa Rama e serviri si prodhimin më të ri nga shtëpia prestigjoze e modës Louis Vuitton, vetë kjo e fundit në një komunikim me  Faktoje e përgënjeshtron pretendimin e kryeministrit, i cili njihet tashmë për propagandimin përmes dizinformimit.
“Ju lutem jini të informuar se produktet tona shiten ekskluzivisht në dyqanet Louis Vuitton, që janë në pronësi dhe me staf të Louis Vuitton, si dhe përmes faqes zyrtare online të Louis Vuitton. Blerja me anë të këtij rrjeti shpërndarës ekskluziv është mënyra e vetme që klientët të sigurohen se produkti i tyre është autentik. Ne nuk mund të komentojmë mbi apo garantojmë autenticitetin e produkteve të blera tjetërkund,” shpjegon shtëpia e modës.
Një kërkim pak më i thelluar mbi këtë dizajn, zbulon se ai ekziston prej së paku 4 vitesh.
Në fakt, ajo ishte pjesë e një koleksioni të limituar të vitit 2018 nga marka JAY AHR e stilistit Jonathan Riss, që përfshin thuajse 130 flamuj nga shtete të ndryshme të botës. Çantat e këtij koleksioni janë çanta vintazh Louis Vuitton, të ripërdorura nga Jay Ahr.
Kështu, çanta e dizenjuar me flamurin shqiptar në fjalë nuk është e re, ajo ka ekzistuar që në vitin 2018. Për më tepër, ajo nuk është hedhur në treg dhe nuk mban autorësinë e shtëpisë së modës Louis Vuitton, por është një ripunim i firmës JAY AHR mbi një çantë klasike LV./oranews

Back to top button