Rama në Zagreb, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri kroat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kroaci.

Rama u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kryeministri Rama ka publikuar pamje në Facebook nga pritja zyrtare, ku u interpretuan fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.

Shefi i ekzekutivit nga Shqipëria shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Back to top button