Rama: Nesër nisim rrugën drejt 18 qershorit pa PD
Rama tha se pretendimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në po merre formë përfundimtare
Kryeministri Edi Rama dekalroi sot në rubrikën “Komunikimi i Javës” në Facebook se, “pretendimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në po merr formë përfundimtare për shkak të verbërisë së liderit të vjetër dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrit dhe lider nuk bëhet dot”.
“Nesër ne nisim rrugën drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike”, u shpreh Rama.
“Sot është dita kur po shkon drejt përfundimtit një proces i vështirë përgatitjet për zgjedhjet e 18 qerhsortit, një proces i vështirësuar nga PD, një parti e cila lindi 27 vjet më parë si mëshimiri i aspiratës kombëtar për Shqipërinë si gjthë Europa, ndërsa sot është kthyer në një bunker plastmasi”, tha Rama.
“Ju e dini se sot duhet të zhvilloheshin zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. Ne u tërhoqëm për të shmangur derdhjet rrugeve të Kavajës dhe për t’i krijuar PD mundësinë e fundit për përfshirjen me dinjitet në zgjedhjet e 18 qershorit”, u shpreh Kryeminsitri.
“Kurrë gjatë 15 proceseeve zgjedhore gjatë pluralizmit, opozita nuk ka pasur mundësinë që ka pasur sot, për tu bërë pjesë e qeverisë nga fillimi në fund të fushatës zgjedhore, për të monitoruar procesin. Sot mund të jetë dhe mund të japë një kontribut konkret për përmirësimin e standardeve zgjedhore të këtij vendi”, theksoi Rama.Por, shtoi kryeministri, “deri tani PD nuk ka dëgjuar të punojë me ne për të mirën e Shqipërisë dhe zor se do ta bëjë detyrën e saj. Fatkeqësisht, kohën e fituar nga tëheqja jonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të mbyllur laboratorin e krizës artificiale në Bulevard”.
“E humbi këtë kohë të çmuar në mënyrë abuzive duke festuar një fitore imagjinare. Me shumë keqardhje, fija e shpresës që PD të kthehet në rrugën e arsyes, të çbllokojë Vettingu, të votojë reformën zgjehdore, të zgjedhë zv/kryeministrin dhe tre zv/ministra, është një fije shpresë tanimë e padukshme”, tha Rama.
“Pretendimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në po merre formë përfundimtare për shkak të verbërisë së liderit të vjetër dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrit dhe lider nuk bëhet dot. Nesër ne nisim rrugën drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike”, u shpreh Rama.