Rama: Nga sot çmimet e naftës do të kalojnë në filtrin e transparencës
Me rastin e ngritjes së çmimeve të naftës në Shqipëri, është formuar Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Ndërkaq, sot kryeministri, Edi Rama bëri me dije se çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë.
Sipas Ramës kjo nuk është kohë, nga e cila duhet të nxjerrim fitime.
”Për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama./21Media