Rama ngushëllon popullin serb për tragjedinë në Beograd

Pas tragjedisë që ndodhi në Beograd, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin serb.

Ai tha se është e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme, teksa të plagosurve iu uroi shërim të shpejtë.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe”, shkroi Rama.

Një 14-vjeçar mëngjesin e sotëm  vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd e po ashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë./21Media

Back to top button