Rama njofton për konferencë pas Samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka informuar se pas Samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes.
Krahas postimit në Facebook, Rama ka publikuar një imazh të një qytetari rus që e përqafon një ukrainas.
May be an image of 6 people, people standing and text that says 'Russian that I'm for Sorry'
Rusia ka goditur 33 objektiva dhe kryesisht kanë qenë civilë në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Sipas raportit, dy fëmijë janë vrarë.
Luftimet në dukje janë intensifikuar në kryeqytetin e Kievit, ndërsa forcat ruse përparojnë, me raporte për disa shpërthime, të shtëna me armë dhe sulme me raketa që janë dëgjuar brenda dhe rreth qytetit në orët e hershme të së premtes./21Media

Back to top button