Kaloni te përmbajtja kryesore

Mikronezia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Shtetet Federative të Mikronezisë (FSM) ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Rusinë të premten në shenjë proteste ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“Shtetet Federative të Mikronezisë nuk do të qëndrojnë mënjanë dhe nuk do të heshtin duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë ndaj këtyre akteve të pajustifikueshme të agresionit”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Punëve të Jashtme të FSM, transmeton rtv21.tv.
“Si rezultat dhe në shenjë proteste, Departamenti dëshiron t’i përcjellë Ambasadës së Federatës Ruse vendimin e Shteteve Federative të Mikronezisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në deklaratë.
Rusia u godit me sanksione dje, por sipas presidentit ukrainas këto nuk janë të mjaftueshme për të larguar trupat ruse./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button