Rama: Nuk kemi armiqësi me PD-në

Rama në Laç ka thënë se nuk ka armiqësi me askënd nga PD-ja

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me të rinjtë e Laçit, ku ironizoi kreun e PD Lulzim Bashën dhe ftoi votuesit e djathtë që të votojnë PS-në.

Ai tha se nuk kanë armiqësi me PD dhe me askënd që e përfaqëson këtë parti.

“Fakti që bëmë aq shumë dhe unë iu luta aq shumë Lulit aman , dil ku je, ku të takohemi, ku të duash më thuaj orën , vendin. Ai thoshte dorëzo dorëheqjen pastaj takohemi dhe fund e kapa dhe e nxora nga çadra. Tani ata që janë djathtas na kanë një borxh. Për shpëtuar Shqipëria nga Luli dhe udhëheqja e tyre. Se po ra Shqipëria në dorë të Lulit do bëhet si sahati i Tironës që ngeli 4 vjet po 12 sahati”, tha Rama.

Ai foli edhe për reformën në arsim. “Ne i kemi dhënë vëmendje arsimit profesional. Pasi ne na mungojnë zanatet. Me një zanat mund të hapësh një biznes. Në Gjermani shumicën e biznesmenëve të mesëm i ke me arsim profesional. Tani a do na e jepni neve votën ta marrim ne timonin në dorë apo do vazhdojmë kështu me pazar për vendin e punës”, tha Rama.

Back to top button