Lajcak zgjidhet President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Lajcak është ministër i Punëve të Jashtme
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi President të saj për një vjet, ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak.
Lajcak do të pasojë në shtator ambasadorin e ishujve Fixhi në Kombet e Bashkuara, Peter Thomson, për të drejtuar sesionin e 72-të të asamblesë.
Në kuadër të sistemit me rotacion në fuqi, presidenti shumicën e rasteve parazgjidhet nga grupet rajonale të Asamblesë.