Rama: Paga mesatare shkon 900 euro nga 530 euro që është sot

Qeveria Shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe në sistemin e pagave, me qëllim rritjen e mirëqenies për çdo qytetarë, si dhe vlerësimin e profesionistëve bazuar edhe në kontributin e tyre ndër vite.

Reforma do të zbatohet me dy hapa për tu përmbyllur në harkun kohor të një viti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se paga mesatare në përfundim të implementimit të plotë të reformës së pagave, do të shkojë në 900 euro nga 530 euro që është sot.

Reforma e pagave nisi këtë prill me rritjen e pagave për mjekët, mësuesit dhe forcat e sigurisë, ku përfshihen Policia e Shtetit, ajo e burgjeve dhe zjarrfikësit.

Më pas do të përfshihen edhe të gjitha kategoritë e tjera të administratës qendrore dhe vendore.

Ndërkohë nga data 1 prill paga minimale e detyrueshme shkoi në 40 mijë lek nga 36 mijë lekë që ishte.

Back to top button