Rama: Paga minimale rritet në 34 mijë lekë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar pakon e re për menaxhimin e krizës në vend.
Në një konferencë për media, Rama ka bërë të ditur përfituesit dhe masat e marra në kuadër të kësaj pakete.
“Qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pensioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike. Përfitues të pakestës erdhe personat me ndihmë ekonomike, administrate, punonjësit e policisë së shtetit dhe burgjeve”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama për çmimin e energjisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka vendosur për mosndryshimin e çmimit të saj për bizneset e vogla dhe konsumatorët familjarë.
“Kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme kur e ka fundin e saj. Janë indeksuar në muajin prill por për herë të parë do të riindeksohen sërish pensionet. Shkon në 9.5 përqind si indeksim i këtij viti, pensioni. Kjo do të ndodh edhe për personat me aftësi të kufizuar me 7.5 %. Do të rrisim edhe një herë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë do të dyfishojmë ndihmën e ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha që gratë janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është parpalajmëruar. Sot me ndërhyrjen e dyte dhe me një paketë rezistence afat mesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve.Rritja edhe njëherë e pagës minimale nga 32 mijë në 34 mijë lekë”, ka thënë Rama.
“Jemi sot i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka marrë një vendijm të prerë politik për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne vazhdojmë besojmë që duhet t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja. Kjo mbrojtje rezulton edhe si arsyeja kryesore pse ne kemi inflacionin më të ulët në rajon”, ka thënë Rama./21Media