Së shpejti pritet përballje mes Joshua dhe Fury

Anthony Joshua pranoi sfidën e Tyson Furyt. Kampioni botëror i peshave të rënda WBC kohët e fundit thirri Anthony Joshuan për të mbrojtur rripin e tij dhe raportimet konfirmojnë se ai ka pranuar.
Eddie Hearn tha në IFL TV se për të pranuar luftën, Joshua ka disa kushte.
Fury fillimisht donte që ndeshja të ndodhte më 12 nëntor të këtij viti, por Joshua dëshiron edhe një muaj për t’u rikuperuar dhe ata duan vetëm të ndryshojnë datën në 17 dhjetor. Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Fury dhe ekipi i tij për ndërhyrje në datë, por që kjo nuk duhet të paraqes problem./TV21

Back to top button