Rama para samitit: Nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur pesimist se do të ketë dritë jeshile nga Bullgaria për të hequr veton nga Maqedonia e Veriut por që mban peng dhe Shqipërinë.
“Përkundër optimizmit të ngutur të disave, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufteje të nxehtë dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që rrinë e shohin si “yjet që rrijnë e vështrojnë.”, tha Rama para fillimit të Samitit në Bruksel ./21Media

Back to top button