Rama paralajmëron gjoba lokalet e zhurmshme të gastronomisë

Nga e hëna e javës së ardhshme do të fillojë punën Dhoma e monitorimit të ndotjes akustike në Inspektoratin e kryeqytetit. Kështu ka njoftuar Kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Duke njoftuar se të enjten e kanë vizituar këtë Dhomë dhe ka paralajmëruar gjoba për të gjitha lokalet e gastronomisë, të cilat respektojnë decibelët e lejuar.
“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media