Rama paralajmëron krizë energjetike

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.”
Në deklaratën e posaçme për mediat kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij këtë radhe nuk kemi të bëjmë as me tërmetin as me virusin por kriza energjetike mund të prekë mbijetesën e familjeve, bizneseve dhe shoqërisë. E për këtë rama u shpreh se kjo është një krizë që vjen nga jashtë e për shkak të klimës.
“Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sa po ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje. – u shpreh Rama.
Kriza botërore e gjen Shqipërinë në një periudhë të vështirë të shkaktuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemisë, por shtrenjtimi i gazit, naftës në tregjet ndërkombëtare kanë sjellë rritje të çmimeve në të gjithë produktet
“Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tej rritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë  të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.”
Rama ka shtuar se për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar./oranews

Back to top button