Rama paralajmëron Vetting? “Pedagogë me rrogë fasonerie, por me dy makina. Ku i gjejnë?”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të ketë kontrolle sa i përket deklarimit të pagës së pedagogëve pasi sipas tij paga e deklaruar është më e ulët se ajo që ata marrin realisht.
‘Për pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë, por nuk është e thënë që dikush që dikush qe i ka plotësuar të gjitha 7 vite më parë ti këtë prapë të gjitha të plotësuara.Do të bëhet një vlerësim i thellë i universiteteve publike dhe private me procesin e rankimit, si esencë dhe jo thjesht teknik.S’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fasoneri nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar dhe pagës së marrë duhet ta korrigjojnë sepse procesi do të shkojë në kontrollin e sigurisë.
Më tregon qe ke kaq.. dhe ke dy vetura, më fal por ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhura”., tha Rama.
Në një takim me rektorët, kreu i qeverisë tha se pedagogët nuk mund të krahasohen me mjekë apo policë, të cilët mbahen vetëm me pagën e shtetit.
Prandaj duhet të harrojnë rritjen e pagave nga qeveria. Në këtë mënyrë kryeministri Rama u ka prerë çdo shpresë pedagogëve të cilët prej së hënës, 17 tetor, nisën protestat pa afat duke bojkotuar auditorët.

Back to top button