Rama pas kuvendit: PD po kalon një traumë
Kryeministri i Shqipërsë, Edi Rama tha se në krye të Kuvendit ishte një grua që nuk i ka fryrë kurrë zjarrit. Dha edhe një përgjigje për akuzat e Bashës.
“Sot Kuvendi ka në krye një grua të mrekullueshme dhe kolege të respektuar e politikane që asnjëherë nuk i ka fryrë zjarrit të konfliktit. Ky është një lajm i mirë. Është moment i mirë. Ky mandat është shumë i rëndësishëm për të pastruar Shqipërinë. Së shpejti do marr vendim për ndalimin e qeseve plastike në përdorim individual. Ishte thjesht një gjest instiktiv”, tha ai.
A është e ligjshme dekretimi nga Meta?
Rama: “Për sa kohë është Ilir Meta në zyrë e në pritje të japë vendim gjykata e vendit mbetet në detyrë. Ne kemi marrë vendimin tonë, e kemi shkarkuar por kjo është republikë kushtetuese që ka dy hallka.”
A i merrni akuzat e Bashës si përgjigje negative ndaj dorës së shtrirë?
Rama: “Nuk kam dëgjuar asgjë përveç tam tameve që janë të mirëkuptueshme për një ditë si kjo që nuk është ditë e lehtë. Është një proces traumatik për PD e duhet të kemi durim e respekt për traumën e tyre.”/oranews