Rama për anulimin e vendimit për për pronat: U bë në bazë të spekulimeve
February 8, 2024Përditesimi i fundit: February 8, 2024
(Lajm i përditësuar)Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit komunal, ka thënë se ligjshmërinë e vendimit për këmbimin e pronave e kanë nënshkruar pesë zyrtarë, “përfshirë ministrin e MAPL”.Sipas tij anulimi u bë në bazë të spekulimeve.“Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë në Ministri të Pushtetit Lokal që kanë miratu ligjshmërinë, të njëjtit e tërheqin atë pa asnjë argument shtesë, pa asnjë fakt shtesë. nuk janë një apo dy zyrtarë, por janë pesë zyrtarë të njejtë që kanë nënshkru ligjshmërinë e këtij vendimi, përfshirë ministrin e MAPL dhe më pas që të pestit e tërheqin ligjshmërinë e tij, përfshirë edhe ministrin.”Rama shtoi se përvec shkrimeve në media Ministria e Finacave ka suspenduar vlerësimin e pronave pa pasur fakte tjera.“Ministria e Financave thotë se pas informatave nga mediat po suspendojmë vlerësimin e pronave. Do të thotë, as fakte nga prokuroria, as nga policia, as ndonjë dëshmi tjetër të kërkuar nga Komuna, por thotë pas raportimeve nga mediat. Do të thotë një proces të cilin Ministria është e obliguar me ligj ta zbatojë, sikur i ka zbatuar me qindra vendime deri sot, thotë po e suspendojë, në bazë të spekulimeve në media. Njëkohësisht, me këtë, vepron në kundërshtim edhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023.”Sot Gjatë seancës së sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shfuqizuar vendimin e komunës për këmbimin e pronave.Pas këtij vendimi nënkryetari i PDK- së, Uran Ismaili, ka njoftuar se PDK-ja po prish koalicionin qeverisës me LDK- në në PrishtinëAnulohet vendimi për këmbim të pronave në PrishtinëKuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për këmbim të pronave komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.Me 27 vota për, Kuvendi Komunal vendosi që të anulojë vendimin për këmbimin e pronave – ani pse vitin e kaluar e kishin miratuar.Në seancë nuk ishin të pranishëm asamblistët e LDK-së, të cilët lëshuan sallën.
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nga sot ka shkëputur koalicionin qeverisës në komunën e Prishtinës.
February 8, 2024Përditesimi i fundit: February 8, 2024