Miratohet në parim Projektligji për Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, sot miratoi në parim Projektligjin për Sport, të cilin para anëtarëve të komisionit e prezantoi zëvendësministrja Daulina Osmani.

Projektligji për sport është hartuar në bashkëpunim dhe me përfshirje të akterëve sportivë, federatave sportive, klubeve, sportistëve, ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Përmes këtij projektligji parashihet themelimi i agjencisë së sportit, inspektoriatit të sportit, këshillit shtetëror për sport dhe krijimin e regjistrit shtetëror për sport, po ashtu edhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend.

Back to top button