Rama për BBC: Para 30 vitesh shqiptarët ishin afganë përtej Adriatikut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot në një intervistë për BBC ka folur për strehimin e afganëve në Shqipëri.
I pyetur se si erdhi mendimi që Shqipëria të strehojë refugjatë afganë, Rama tha se para 30 vitesh shqiptarët ishin afganë përtej Adriatikut.
Kryeministri shtoi se Shqipëria i njeh të dyja anët e tiranisë, qoftë kur mbetesh në duart e një regjimi mizor, qoftë kur kërkon të ndërtosh një jetë të re.
Mendimi erdhi natyrshëm
Më shpjegoni si erdhi mendimi që Shqipëria të presë afganë.
Rama: “Erdhi shumë natyrshëm pasi 30 vjet më oarë ne ishim afganët në anën tjetër të Adriatikut, në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe më tej në Evropë të dëshpëruar për t’i ikur talibanëve të Tiranës. Ndërkohë gjatë luftës së Kosovës u hapëm dyert për t’i dhënë strehë gjysmë milioni refugjatëve që kërkonin t’i shpëtonin spastrimit etnik nga Millosheviç.
Ne i njohim të gjitha anët e tiranisë, qoftë kur mbetesh në duart e një regjimi mizor, ashtu edhe kur kërkon të ndërtosh një jetë të re në vende të huaja. Këto përvoja na kanë mësuar se nuk është rreziku që e shkakton frikën por frika ajo që krijon rrezikun nga njerëzit  që vijnë të gjejnë strehë ndërsa i shpëtojnë vdekjes. ”
NATO organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve
Rama: “Është vërtet diçka që të copëton zemrën sepse vetëm pak javë më parë të gjitha këto vende si anëtare të NATO ishin burimi kryesor i mbështetjes për Afganistanin ndaj sprapsja si hije ndaj parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë e ngritur për t’i ruajtur këto ideale si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu. ”
Krenar për shqiptarët
Rama: “Jam shumë krenar që shumica e shqiptarëve ndihen njësoj dhe do të vepronin njësoj. Ndërkaq mendoj se këto janë momente parimisht objektivat kanë më shumë rëndësi se sondazhet”. /oranews

Back to top button