Rama për rrëzimin e çatisë së komunës: S’është hera e parë që ndodh
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pas rrëzimit të kulmit të ndërtesës së komunës së re tha se ai ka kërkuar të bëhen fillimisht ekzaminime preliminare për të kuptuar pse ka ndodhur ky aksident si dhe ka folur për të lënduarën që pësoi nga ky aksident si dhe për gjendjen e saj shëndetësore.
“Këtë konferencë e kam ftuar si rezultat i para disa ditësh në kulmin e komunës së Prishtinës. E kam parë me rëndësi shumë të madhe që të marr një vlerësim preliminar rreth arsyes se përse ka ndodhur ky aksident, aksident ky që për fat të keq e ka lënduar një qytetare të Prishtinës, qytetare që tashmë gjendet në QKUK për fat të mirë gjendja e saj është stabile mirëpo ende është në rrezikshmërisë të lartë, jemi në kontakt çdo ditor me doktorin, po ashtu kam qenë në kontakt me familjen e pacientes dhe urojmë dhe shpresojmë që shëndeti i saj të përmirësohet”, tha Rama.
Ai po ashtu tha se nuk është hera e parë që ky aksident ka ndodhur.
“Problemi me kulm ka qenë edhe më parë, pra ka ndodhur në vitin 2017”, tha Rama.