Bie skela e pallatit, dy të lënduar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, Shqipëri.

Mësohet se një skelë e një pallati ka rënë dhe për pasojë mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe”, thuhet në njoftimine Policisë.

Dy të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button