Rama për RTV21: Ka shumë punë, por edhe shumë punë janë duke u bërë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një intervistë për RTV21 me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës tha se është optimist për të ardhmen e Kosovës ani pse që ka pasur sakrifica e sfida të shumta.

Ai foli edhe për të arriturat dhe planet e kryeqytetit.

“Kryeqyteti është në një dinamikë si kurrë më parë me projekte si rruga “A” apo” Xhim Xhema” e cila tani vetëm ka fillu dhe ka një intensitet shumë të madh. Rruga B që lidhet me atë A. Po ndërtojmë një numër të madh të shkollave në periferi pra nja 10 shkolla në periferi që do t’i ndihmojnë kryeqytetit dhe sistemit të arsimit në kryeqytet. Po ashtu kemi shty përpara aspektin e digjitalizimin të korikulumit në kryeqytet i cili do të na mundësojë që me hapa shumë më të shpejtë që ta mbërrijmë një rezultat shumë më të mirë për sfidat që na presin se për kundër faktit që ne jemi zhvillu në pikat e ndryshme në art, kulturë e sport, në arsim kemi ngecur prapa edhe si rezultat kemi marr vendim për krijmin e një korrikule digjitale besoj që brenda këtij viti kjo do të realizohet. Po ashtu projekt të tjera madhore, ndërlidhja e qendres me Arberi me Bregun e Diellit, rigjenerimin e Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës së Kryeqytetit. Invesitmet në trafikun urban”, ka thënë Rama për RTV21 duke thënë se kanë punë shumë por edhe shumë punë janë duke u bërë./21Media

Back to top button