Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, do të transformohet tërësisht kjo zonë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë sot të ditur se po i lirojnë hapësirat te “Santea” në lagjen Dardania, për siç thotë ai për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Rama në një postim në Facebook shkruan se do të rregullojnë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.

“Po i lirojmë hapësirat te ‘Santea’ në lagjen ‘Dardania’ për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone. Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit. Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!”, shkruan ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button