Rama poston një video të bukur nga bajpasi i Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka postuar një video të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit.
”Mirëmengjes  dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kujtojmë që, pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë vizituar bajpasin e Vlorës dhe e kanë shpallur atë të hapur për kalimin e mjeteve./21Media

Back to top button