Rama prezanton këngën e fushatës
“This One’s For You Albania” pjesë e fushatës së PS-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pasi zgjedhi kandidatët për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit, sot ditën e ka filluar më ndryshe. Ai ka prezantuar këngën që do të shoqërojë fushatën e PS-së.
Rama thotë se këngë në fjalë, është përzgjedhur mes 1797 propozimeve, ndërsa ka shtuar se shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të djelë të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të Fitores2017”, ka thënë kryeministri përmes një postimi në “Facebook”./21Media
